LAJMI I FUNDIT:

Përmes imazheve filmike, DokuFest do të prezantojë copëza nga historia e Kosovës

Përmes imazheve filmike, DokuFest do të prezantojë copëza nga historia e Kosovës

“Gjithçka që kam mësuar e kam mësuar nga filmat” shprehet aktorja britanike Audrey Hepburn, dhe ndoshta është shprehja më e mirë për edicionin e 18-të të festivalit të filmit DokuFest.

Me moton “Truth lies here” DokuFest do të fillojë këtë të premte dhe do të vazhdojë për nëntë ditë me radhë.

Hapjes së festivalit i ka paraprirë një konferencë për media ku drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari ka treguar të gjitha detajet lidhur me këtë edicion të DokuFest.

“Këtë vit kanë aplikuar mbi dy mijë filma për të qenë pjesë e festivalit por janë pranuar vetëm 282, nga ku 160 janë pjesë e garës së festivalit.”

Ai ka treguar edhe surprizat që do të ketë në këtë edicion të DokuFest dhe si do të realizohet i gjithë festivali.

“Zakonisht DokuFest zhvillohet në prej lokacioneve më të etiketuar të Prizrenit, por këtë herë do të shtohet edhe Kinemaja Udhëtuese e cila do të shkojë në disa vende më pak të njohur atë qytetit të Prizrenit” ka deklaruar Nurkollari.

Ai ka shtuar gjithashtu që në çdo ditë të festivalit do të ketë edhe filma për fëmijë të cilët do të jenë absolutisht falas dhe do të trajtojnë tema për moshat e adoleshencës dhe të fëmijërisë së vonë.

Edhe Samir Karahoda, Programues i filmit të shkurtër, ka folur për filmat që do të shfaqen gjatë këtij edicioni.

“Këtë herë Dok fest do të shfaqë dromca nga historie e Kosovës përmes imazheve filmike. Kemi një kohë të gjatë që punojmë në realizimin e festivalit dhe gjithçka është realizuar si më së miri.” Është shprehur Karahoda në konferencën për media.

Detaje të tjera rreth përgatitjes së festivalit ka shtuar edhe drejtoresha e festivalit Nita Deda, e cila është shprehur tepër e kënaqur me punën dhe bashkëpunimin lidhur me realizimin e festivalit.

“Në këtë edicion të DokuFestit presim një angazhim tepër të madh dhe një numër edhe më të madh të vizitorëve. Për nëntë ditë sa do të zgjatë festivali do të keni mundësi t’i shihni mbi 280 filma, të merrni pjesë në debate dhe të bashkoheni në punëtoritë ku do të ligjërohet rreth filmbërjes nga aktorë vendorë e të huaj.” është shprehur  Deda, shkruan kultplus.

Ajo ka folur edhe për filmat që do të shfaqen duke u munduar që të mos japë shumë detaje.

“Siç e përmendi edhe drejtori artistik i festivalit do të jenë 282 filma gjithsej nga 2000 sa kanë aplikuar. Filmat janë të zhanreve të ndryshme dhe kanë të gjithë mjeshtërinë e filmografisë moderne” është shprehur Deda.

“Përveç filmave e debateve do të ketë edhe mbrëmje argëtuese me muzikë, nga ajo klasikja deri te muzika eksperimentale tekno”, ka sqaruar ajo.

Ajo ka treguar edhe se gjatë këtij edicioni, 150 vullnetarë të rinjë janë bërë pjesë e ekipit, të cilët so të trajnohen dhe do të jenë pjesë e edicioneve të tjera të DokuFestit.

Konferenca është mbyllur me këshillën që të gjithë të inkuadrohen sa më shumë në botën e filmit sepse vetëm kështu mund të largohen për pak çaste nga realiteti.

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori