LAJMI I FUNDIT:

Perisic: Jam i lumtur te Interi, por do të doja të luaja edhe në Ligën Premier dhe La Liga

Perisic: Jam i lumtur te Interi, por do të doja të luaja edhe në Ligën Premier dhe La Liga
Ivan Perisic (Getty Images )

Ivan Perisic ka lënë hapur derën e një largimi nga Interi, duke thënë se do të mirëpresë mundësinë për të luajtur në Ligën Premier dhe La Liga në të ardhmen, edhe pse momentalisht ndihet i lumtur te skuadra italiane.

Djajtë e Kuq kanë qenë të lidhur ngushtë me reprezentuesin e Kroacisë tash e disa kohë, me Jose Mourinhon që është duke ndjekur nënshkrimin e tij.


Pas shfaqjeve mbresëlënëse në Kupën e Botës 2018, ku humbi vetëm në finale ndaj Francës, Persic është kthyer në radar e skuadrës në Old Trafford.

Unitedi rikthehet pas Perisicit, gati oferta e re
Lexo po ashtu Unitedi rikthehet pas Perisicit, gati oferta e re

29-vjeçari është i lidhur me një kontratë afatgjate në Itali dhe pretendon të jetë i lumtur në San Siro, por ka pranuar gjithashtu se ai do të jetë i gatshëm të bashkohet me një tjetër “klub të madh” nëse një marrëveshje i përshtatet të gjithë të interesuarve.

Perisic zhvilloi një super Botëror me Kroacinë (Getty Images)

“Vitin e kaluar kam nënshkruar marrëveshje të re pesëvjeçare me Interin, duke gëzuar një status të madh në klub”, ka thënë fillimisht Perisic për Sportske Novosti.

“Është e vërtetë se Interi nuk ka pasur rezultatet që duhet t’i ketë që nga viti 2010, ka pasur disa probleme, vendime të këqija, por disi ndjehem se jemi në rrugën e duhur për t’u kthyer në lavdinë e vjetër”.

Perisic ndihet i lumtur momentalisht te Nerazzurrët (Getty Images)

“Kam dëgjuar për disa klube që më duan mua, por ata duhet të bisedojnë me klubin tim dhe vetëm pas kësaj unë mund të bashkohem me negociatat dhe të vendos”.

“Nëse do të ndryshoja klubin, mund të ishte vetëm për një ligë të lartë dhe klub më të mirë”.

Ylli kroat është njëri nga lojtarët kryesor të Interit (Getty Images)

“Vetëm Zoti e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, jam i lumtur te Interi, por ne të gjithë e dimë se gjithçka është e mundur në futboll”.

Spalletti: Perisic, i vetmi që mund të krahasohet me Ronaldon
Lexo po ashtu Spalletti: Perisic, i vetmi që mund të krahasohet me Ronaldon

“Sinqerisht, do të dëshiroja të provoja veten në të gjitha ligat më të mëdha, por pyetja është se a do të kem kohë, jam 29 vjeç dhe punoj që të zgjas karrierën time për aq kohë sa të mundem”.

“Po, do të doja të luaja në Angli dhe Spanjë, por nuk e di nëse ka mjaft kohë”, përfundoi ylli kroat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori