LAJMI I FUNDIT:

Unitedi rikthehet pas Perisicit, gati oferta e re

Unitedi rikthehet pas Perisicit, gati oferta e re
Ivan Perisic (Foto: Getty Images/Guliver)

Manchester United është rikthyer pas yllit të Interit, Ivan Perisic, pas paraqitjeve brilante në Kupën e Botës me kombëtaren e Kroacisë.

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford dhe trajneri Jose Mourinho duan të përforcojnë skuadrën e tyre për sezonin e ri.


E gjithë kjo pasi ata nuk dëshirojnë të kenë edhe një sezon tjetër dështues, pa asnjë trofe të fituar.

Mourinho nuk heq dorë nga Perisic, në radar edhe Rebic
Lexo po ashtu Mourinho nuk heq dorë nga Perisic, në radar edhe Rebic

Njëri nga lojtarët që pëlqehet më shumë nga Djajtë e Kuq është ylli kroat i Interit, Perisic, i cili shkëlqeu në Botëror.

Perisic shkëlqeu me Kroacinë në Botëror (Getty Images)

Sipas mediumit britanik The Mirror, Mourinho dëshiron të nënshkruajë me Perisic para se të lejojë Anthony Martial të largohet nga klubi.

Martial, i cili u kthye në Francë për lindjen e fëmijës së tij, dëshiron të largohet nga klubi, edhe pse Unitedi ka vendosur një tarifë prej 70 milionë funtesh apo 79 milionë euro për sulmuesin.

Martial largohet nga faza parapërgatitore e Unitedit pa e pyetur Mourinhon
Lexo po ashtu Martial largohet nga faza parapërgatitore e Unitedit pa e pyetur Mourinhon

Mourinho dëshiron që zëvendësimi i tij të jetë Perisic, i cili kryeson listën e tij, por deri më tani Interi ka qëndruar fortë duke refuzuar shitjen e tij.

Mediumi britanik thekson se reprezentuesi i Kroacisë mund të përfundojë në Old Trafford për një shifër prej 60 milionë funtesh apo 68 milionë euro. /Telegrafi/