LAJMI I FUNDIT:

Performanca që emocionoi të gjithë, Jennifer Lopez interpretoi bashkë me vajzën 11-vjeçare në finalen e “Super Bowl”

Performanca që emocionoi të gjithë, Jennifer Lopez interpretoi bashkë me vajzën 11-vjeçare në finalen e “Super Bowl”
Jennifer Lopez performoi bashkë me vajzën e saj, Emme në finalen e "Super Bowl 2020" (Foto: Elsa/Getty Images/Guliver)

Jennifer Lopez ishte një nga të ftuarat speciale që performoi në finalen e “Super Bowl”.

J.Lo kishte një befasi për publikun, kur solli në skenë vajzën e saj 11-vjeçare Emme gjatë performancës së saj elektrizuese në Miami të dielën, shkruan DailyMail.


Emme, të cilën J-Lo e ndan me ish-burrin e saj, njëherësh këngëtarin Marc Anthony, iu bashkëngjit nënës së saj gjatë kohës sa ajo po interpretonte këngën ”Let’s Get Loud”.

Jennifer Lopez performoi bashkë me vajzën e saj, Emme në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Elsa/Getty Images/Guliver)

Vajza e vogël doli nga një kafaz i rrumbullakët dhe ishte pjesë e një kori të fëmijëve të veshur në mënyrë identike, por u desh të shkëputej prej tyre për të filluar një performancë solo.

Emme, vajza e Jennifer Lopez performoi në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Tom Pennington/Getty Images/Guliver)

Vajza e re më pas iu bashkua nënës së saj për një interpretim të këngës “Let’s Get Loud” nga albumi debutues i Jennifer në vitin 1999, ku pjesë e tij ishte edhe kënga “No Me Ames”, që ajo e këndon në duet me babanë e Emme.

Jennifer Lopez performoi bashkë me vajzën e saj, Emme në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Jennifer e ndau skenën të dielën me divën e muzikës pop, këngëtaren Shakira, e cila u mahnit nga performanca e të bijës së Jenniferit.

I shpëtoi mbidozës gati fatale, Demi Lovato mirëpritet jashtëzakonisht mirë nga publiku teksa vazhdon rikthimin e fuqishëm me interpretimin e himnit në "Super Bowl"
Lexo po ashtu I shpëtoi mbidozës gati fatale, Demi Lovato mirëpritet jashtëzakonisht mirë nga publiku teksa vazhdon rikthimin e fuqishëm me interpretimin e himnit në "Super Bowl"

Ndërsa Jennifer vazhdoi të performonte “Let’s Get Loud”, Emme kaloi në një interpretim të këngës së vitit 1984, “Born in the USA” të këngëtarit Bruce Springsteen.

Jennifer Lopez performoi bashkë me vajzën e saj, Emme në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Krenar me performancën e të bijës u ndje babai i Emme, i cili shkroi në Twitter: “Emme, babi është kaq krenar për ty. Ti je [zemra ime] dhe unë jam përgjithmonë i yti”.

Jennifer Lopez performoi bashkë me vajzën e saj, Emme në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Tom Pennington/Getty Images/Guliver)

Lopez përndryshe edhe pse 50-vjeçare i befasoi të gjithë me paraqitjen e saj atraktive dhe performancën energjike që dhuroi në skenë.

Jennifer, e cila gjithashtu ka një djalë 11-vjeçar të quajtur Max i cili është binjak me Emme, tani është fejuar me ish-lojtarin e MLB, Alex Rodriguez, që do të bëhet burri i saj i katërt.

Jennifer Lopez performoi bashkë me vajzën e saj, Emme në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Mike Ehrmann/Getty Images/Guliver)

“Super Bowl” u mbajt në Miami, dhe u hap me një performancë fantastike nga këngëtarja Demi Lovato, e cila shënoi performancën e saj të dytë ‘live’ pas rikthimit nga rehabilitimi, ku i ka shpëtuar tashmë një mbidoze fatale të rreth dy viteve më parë. /Telegrafi/

Jennifer Lopez në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Tom Pennington/Getty Images/Guliver)

Jennifer Lopez në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Tom Pennington/Getty Images/Guliver)

Jennifer Lopez në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Tom Pennington/Getty Images/Guliver)

Jennifer Lopez në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Jamie Squire/Getty Images/Guliver)

Jennifer Lopez performoi bashkë me vajzën e saj, Emme në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Maddie Meyer/Getty Images/Guliver)

Jennifer Lopez në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Elsa/Getty Images/Guliver)

Jennifer Lopez performoi bashkë me vajzën e saj, Emme në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Maddie Meyer/Getty Images/Guliver)

Jennifer Lopez në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Jennifer Lopez në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Rob Carr/Getty Images/Guliver)

Jennifer Lopez në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Tom Pennington/Getty Images/Guliver)

Jennifer Lopez në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Maddie Meyer/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori