LAJMI I FUNDIT:

Përfitimet e majme të Ozil për një vit, muaj, javë, ditë dhe orë – ndërsa ai nuk luan

Përfitimet e majme të Ozil për një vit, muaj, javë, ditë dhe orë – ndërsa ai nuk luan
(Foto: Instagram/m10_official/The Sun)

Mesut Ozil për një kohë të gjatë ka qenë lojtari më i paguar i Arsenalit, ndërsa pas rinovimit të Pierre-Emerick Aubameyang (në shtator të këtij viti), besohet se sulmuesi nga Gaboni paguhet më shumë se mesfushori kreativ.

Mirëpo, kur kihet parasysh se futbollisti që e ka përfaqësuar Gjermaninë nuk po luan për Topçinjtë, përfitimet e tij janë të majme.


Më poshtë, mund të mësoni sa përfiton 32-vjeçari për një vit, muaj, javë, ditë apo orë:

Për një vit: 18 milionë funte (20 milionë euro)
Për një muaj: 1.5 milion funte (1.7 milion euro)
Për një javë: 350.000 funte (391.000 euro)
Për një ditë: 50.000 funte (56.000 euro)
Për një orë: 2.083 funte (2.330 euro)

(Foto: The Sun)

Në janar të vitit 2018, Ozil nënshkroi kontratë trevjeçare dhe duket se do ta respektojë deri në fund, edhe pse Mikel Arteta nuk e përfshin në skuadrën e tij të parë.

Për më shumë, 31-vjeçari, i cili nuk ka luajtur që nga muaji mars, ka përfituar edhe bonusin prej tetë milionë funtesh që ishte përfshirë në kontratë, me kusht që ai ta respektonte atë.

Në ndërkohë, tifozët kanë filluar ta kërkojnë kthimin e tij në skuadër si pasojë e rezultateve jo të mira të Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

La Liga
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori