LAJMI I FUNDIT:

Perez do të përpiqet të transferojë Messin

Perez do të përpiqet të transferojë Messin

Real Madridi do të përpiqet të transferojë Lionel Messin!

Kështu së paku thotë Graham Hunter, gazetar dhe ekspert i futbollit spanjoll, autor i librit të vlerësuar me çmime “Barca”.


Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Lionel Messit
Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Lionel Messit

“Florentino Perez do të bërë një përpjekje të fundit për Lionnel Messin”, tha Hunter.

Negociatat midis Messit dhe Barcelonës janë ndërprerë për shkak se argjentinasi po kërkon bonuse të cilat Barca nuk po ja ofron, ndërsa Manchester City po pritet të bëj një ofertë prej 500 mijë funteve në javë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Hunter është i bindur se Messi “nuk do të largohet prej katalonasve dhe të shkojë në Real, por do të nënshkruajë një kontratë të re katërvjeçare me Barcelonën dhe në vitet e fundit të karrierës do të kthehet në Newells Old Boys”.

Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth transferimeve
Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth transferimeve

Kujtojmë se Messit i përfundon kontrata me kampionin spanjoll gjatë verës së viti 2018. /Telegrafi/