LAJMI I FUNDIT:

Përçarje brenda klubit të Bayernit – gjashtë lojtarë po udhëheqin revoltën ndaj Tuchelit

Përçarje brenda klubit të Bayernit – gjashtë lojtarë po udhëheqin revoltën ndaj Tuchelit

Gjashtë lojtarë të Bayern Munichut raportohet se janë në krye të revoltës që ka nisur ndaj trajnerit Thomas Tuchel.

Në mars të 2023, Tuchel ishte emëruar në krye të Bayernit, duke zënë vendin e Julian Nagelsmann pas një serie të dobët të rezultateve.

Pas më pak se një viti në krye të bavarezëve, Tuchel e ka gjetur veten nën presion të madh për të rikthyer gjërat në favorin e tyre. Bayerni ka pësuar tri humbje rresht, duke pësuar ndaj Leverkusenit, Lazios dhe së fundmi Bochumit.


Tani është raportuar se gjashtë lojtarë brenda ekipit nuk janë të lumtur me idetë e Tuchel si trajner.

Sipas mediumit gjerman BILD, emrat si Thomas Muller, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Matthijs de Ligt, Mathys Tel dhe Serge Gnabry janë lojtarët që kanë shprehur pakënaqësi ndaj Tuchel.

Raporti pretendon se Kimmich dhe Goretzka nuk e kuptojnë pse Bayerni ka marrë vendimin për të zëvendësuar Nagelsmann me Tuchel në rend të parë.

Bayerni e bën prioritet transferimin e Adrien Rabiot me kosto zero
Lexo po ashtu Bayerni e bën prioritet transferimin e Adrien Rabiot me kosto zero

Në anën tjerë, ka një grup lojtarësh që janë të lumtur me Tuchel si trajnerin e tyre, në mesin e të cilëve janë Leroy Sane dhe Jamal Musiala.

Dyshja angleze Harry Kane dhe Eric Dier po ashtu besohet se janë të lumtur nën urdhrat e teknikut gjerman, pasi ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në transferimin e tyre në Gjermani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori