LAJMI I FUNDIT:

Për të apasionuarit ndaj gatimit, nga nesër “Gurmania Channel” vjen me katër ditë emision (Foto)

Për të apasionuarit ndaj gatimit, nga nesër “Gurmania Channel” vjen me katër ditë emision (Foto)

Për të gjithë të apasionuarit pas gatimit, “Gurmania Channel” vjen me 96 orë transmetim në fusha të ndryshme të gastronomisë. “Gurmania Channel” do të fillojë transmetimin nesër (e mërkurë, më 28 dhjetor) nga ora 10:00 dhe do të mbarojë në natën e Vitit të Ri, më 31 dhjetor të këtij viti.

Përgjatë katër ditëve sa do të transmetohet, ata të cilët e duan gatimin do të kenë mundësinë të shohin gatime tradicionale shqiptare, gatime speciale të produkteve të qumështit, gatime të veçanta të pastave, pjekurina, brumëra, ushqime deti, sandviçë, gatime vegjetariane, sallata dhe ushqime nga skara.


Disa nga emisionet që do të transmetohen gjatë këtyre katër ditëve, sa do të zgjasë edhe programi i “Gurmania Channel”, janë: “LaPasta”, “Shumë & Shijshëm”, “StarChef”, “Qumështi”, “Brumërat”, “Shpejt & Shijshëm”.

Emisionet do të moderohen nga njerëz të profileve të ndryshme, do të ketë edhe kryekuzhinierë të njohur, si dhe njerëz të famshëm. E veçanta e këtyre emisioneve që do të transmetohen në kanalin zyrtar në YouTube të Gurmania Channel, është se do të jenë në gjuhën shqipe.

Përpos kanalit zyrtar në YouTube, “Gurmania Channel” do të transmetohet live edhe në portalin Telegrafi.com. Partnerë të “Gurmania Channel” janë portali Telegrafi.com, platforma Gjirafa dhe Radio Televizioni Dukagjini. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori