Peja lëshon fitoren nga duart

Pejanët e nisën keq çerekun e parë duke e mbyllur atë me 11 pikë disavantazh, mirëpo u rikthyen furishëm në çerekun e dytë duke e mbyllur pjesën e parë me vetëm një pikë epërsi, 34-35.
Me të filluar pjesa e dytë, Peja u ndez edhe më shumë duke e bombarduar Sutjeskan me tre pikëshat e Alban Veselit e Samir Shaptahut, teksa ky i fundit e përmbylli çerekun e tretë me një gjuajtje nga gjysma e fushës dhe për ta ngritur epërsinë në 10 pikë, 56-66.
Kjo eufori i kushtoi pejanëve që në çerekun e katërt e humbën përqendrimin dhe e lejuan kundërshtarin që ta merrte kontrollin e lojës, të cilët me vetëm 12 sekonda pa përfunduar takimi e rikthyen epërsinë në anën e tyre(83-82), dhe marshuan sigurt drejt fitores 86-84.
Tek Peja u dalluan Alban Veseli me 20 pikë (5 trepikësha), dhe Samir Shaptahu me 17 pikë, ndërsa Hrvoje Puljko shtoi 14 sosh.
Kjo është humbja e parë e Pejës në Ligën Ballkanike, pasi që në ndeshjen e parë e mposhti Kumanovën me rezultat të ngushtë 89-88. /Telegrafi/



















































