LAJMI I FUNDIT:

Peja fiton me rikthim në udhëtim te Rahoveci

Peja fiton me rikthim në udhëtim te Rahoveci

Peja u tregua më e vëmendshme në momentet vendimtare dhe fitoi përballjen ndaj Rahovecit në udhëtim me shifrat 78:94 (29:25, 22:18, 11:21, 16:30), në xhiron e 14-të të Prince Caffe Superligës.

Shtatë minutat e para të ndeshjes ishin të barabarta, por më pas Vreshtarët kishin epërsi deri në shtatë pikë, 29:22, ndërsa çereku i parë përfundon 29:25. Në periudhën e dytë, vendasit kishin një epërsi të lehtë, ndërsa në fund të kësaj pjese u shkëputën për dhjetë pikë epërsi, 51:41, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 51:43.


Rikthimi i pejanëve filloi nga periudha e tretë ku shkrinë tërësisht epërsinë e vendasve dhe rezultati  pas 30 minutash ishte 62:64. Në dhjetë minutat e fundit, verdhezinjtë ishin bindshëm më të mirë, duke pasur epërsi deri në 15 pikë, ndërsa rahovecasit përkundër tentimeve për të përmbysur rezultatin nuk ia arritën qëllimit dhe Peja triumfoi 78:94.

Te Rahoveci më i miri ishte Jahi Carson me 18 pikë e gjashtë asistime, kurse te Peja u dalluan Arian Qallaku me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Isiah Umipig me 18 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Vreshtarët kanë dy fitore e 12 humbje, kurse pejanët kanë 11 fitore e tri humbje. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori