LAJMI I FUNDIT:

Peja fiton duelin e parë ndaj Bashkimit

Peja fiton duelin e parë ndaj Bashkimit

Peja e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 94:70 (20:23, 24:19, 22:15, 28:13). Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale, ku e pret Trepça.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi të lehtë në çerekun e parë dhe e fituan këtë pjesë 20:23.


Prizrenasit në periudhën e dytë e shtuan epërsinë deri në shtatë pikë, por pejanët nuk dorëzohen, duke shkrirë epërsinë dhe shkuan në pushim me dy pikë dallim, 44:42.

Vendasit ishin më të mirë në periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 62:52, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 66:57.

Në dhjetë minutat e fundit, verdhezinjtë shkëlqyen, duke thelluar epërsinë dhe triumfuan 94:70, kurse dueli i radhës zhvillohet në Prizren.

Te Peja u dalluan Darius Washington me 29 pikë e shtatë kërcime, Daniel Lekndreaj me 13 pikë e tetë kërcime dhe Calvin Godfrey me 13 pikë e 12 kërcime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Terrence Thompson me 24 pikë e tetë kërcime dhe Corey Ross me 15 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori