Vjosa Osmani është edhe zyrtarisht kandidate për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo e fundit në një mbledhje të mbajtur orë më parë ka zyrtarizuar ish-deputeten si kandidate për të parën e qeverisë së Kosovës.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe këngëtarja jonë e famshme, Adelina Ismaili, e cila e ka përgëzuar politikanen mitrovicase.

Në fakt, ajo edhe më parë botërisht e ka mbështet 37-vjeçaren në kohë kur u përfol emri i saj si kandidate e LDK-së.

“Kjo është LDK-ja jonë! Urime!!! V për fitore. V për Vjosën”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja në llogarinë personale në Facebook.

Fjalët e para të Vjosa Osmanit pas nominimit për kryeministre të Kosovës Fjalët e para të Vjosa Osmanit pas nominimit për kryeministre të Kosovës

Ndryshe, tashmë edhe zyrtarisht është bërë e ditur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 6 Tetor të këtij viti. /Telegrafi/