LAJMI I FUNDIT:

“Pasha jetën” hyn në top 3 të Top Awards

“Pasha jetën” hyn në top 3 të Top Awards

Bashkëpunimi i dy reperave e njëkohësisht miqve, Capital T dhe Majk, ka sjellë një sukses të madh në tregun muzikor shqiptar.

Dy artistët, të cilët kanë bashkëpunuar edhe në vitin 2011 për projektin “Asnjoni”, kanë bashkuar sërish fuqitë duke sjellë projektin e ri me titull “Pasha jetën”.


Që në javën e parë të publikimit, ky projekt muzikor u votua nga publiku, duke zënë menjëherë vendin e 34-t. Nga java në javë, kjo këngë është dëgjuar dhe votuar masivisht nga fansat, ku për këtë javë ajo renditet në vendin e tretë.

Të dy artistët janë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe me projekte të tjera muzikore.

Capital T madje mban rekordin si artisti që ka më shumë këngë në klasifikim, i cili në total ka 10 projekte muzikore.

Këngët e tij si “Andiamo”, “Pse po ma lun lojen”, “Hatixhe”, “Across the world”, Lejla”, “Pa Cenzure”, “Numra”, “Ulu” dhe “Gucci” renditen përkatësisht në vendin e 17-të, 21-të, 28-të, 38-të,43-të, 58-të, 72-të, 81-të, 83-të.

Nga ana tjetër, Majk është në listë me 6 këngë në total, ku “Katile”, “Kcen”, “Stila”, “Le t’xhelozojn” dhe “Tarantino” renditen përkatësisht në vendin e 33-të, 50-të, 56-të, 62-të dhe 66-të. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori