LAJMI I FUNDIT:

Pas shumë aludimeve për lidhje, reagon Melinda Ademi

Pas shumë aludimeve për lidhje, reagon Melinda Ademi

Këngëtarja Melinda Ademi ka qenë shpesh e përfolur në media dhe rrjete sociale rreth jetës së saj private.

Këtë kohë, ajo është komentuar për një lidhje dashurie me menaxherin e kompanisë “Panda Music”, Faton Aliun.


Ky lajm tashmë ka bërë bujë gjithandej, teksa dyshimet u shtuan më shumë gjatë publikimit të fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale.

Megjithatë, një reagim rreth kësaj nuk ka munguar nga reperja, e cila ka sqaruar të vërtetën.

“Çfarë nuk shkon me njerëzit. S’rri dot me dikë pa menduar të tjerët se jam martuar me të. Mbylleni gojën”, thotë mes të tjerash këngëtarja Ademi.

Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi

Ndërkohë, ajo po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar si në projekte muzikore, e po ashtu edhe në mbrëmje të ndryshme anembanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/