LAJMI I FUNDIT:

Pas rastit të paprecedentë të Florencit, rrëfehet Getinjo: Edhe unë e kam përjetuar tmerrin e burgjeve në Evropë (Foto)

Pas rastit të paprecedentë të Florencit, rrëfehet Getinjo: Edhe unë e kam përjetuar tmerrin e burgjeve në Evropë (Foto)

Është ndarë nga jeta Florenc Beqiraj, shkodrani i cili qëndronte azil në Francë dhe përfundoi i masakruar në një nga burgjet e Marsejës.

Atij dje iu hoqën aparaturat artificale, ngase mundësia për shërim total ishte komplet e pamundur!


Për vdekjen e tij kanë reaguar shumë figura publike, të cilat e cilësuan si një rast të paprecedentë atë çfarë i ndodhi 23 vjeçarit.

Reperi Noizy publikoi një shkrim në Instagram, duke thënë se ndjehet i tradhtuar nga autoritetet e vendit, të cilat nuk tentuan që të bëjnë diçka për ta evidentuar këtë situatë.

Ndërron jetë i riu shqiptar që u masakrua në burgun francez, reagon reperi Noizy: Ndjehem i tradhtuar (Foto)
Lexo po ashtu Ndërron jetë i riu shqiptar që u masakrua në burgun francez, reagon reperi Noizy: Ndjehem i tradhtuar (Foto)

E së fundmi, ka reaguar edhe reperi Getinjo, i cili përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka treguar se e ndjen dhimbjen e Florencit, ngase e di se çfarë do të thotë të jesh pa dokumentacion në një shtet të huaj, dhe të provosh burgjet e vendeve tjera.

“Njëjt si Florenci kam përjetuar edhe unë jetën pa dokumenta në Evropë, e di që ai djalë ka jetu atë jetë sepse nuk ka pasur zgjidhje tjetër ndoshta, dhe unë e di çfarë tortura bëjnë nëpër burgje të Evropës me neve shqiptarët sepse edhe vet e kam përjetu, por për fat i kam shpëtuar të keqes…lutem që të digjen ato duar pa ndjenja të atyre njerëzve apo atyre të pa shpirt që e kanë bërë këtë të zezë! Marre për shtetin tonë që një pikë përgjegjësie nuk e mbajnë, marre! Pusho i qetë Lorenc o shpirt luftarak! Ngushëllime familjes, ngushëllime popullit tonë të pa mbrojtur” (Sic.), ka shkruar reperi. /Telegrafi/

??

A post shared by GETINJO (@getinjo) on Dec 22, 2017 at 7:01pm PST

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother:  Nuk kam dëshirë të flas për të

Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother: Nuk kam dëshirë të flas për të

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Kalo në kategori