Atletico Madridi e ka zhbllokuar rezultatin kundër Barcelonës në Vicente Calderon.

Pas angazhimit të madh të skuadrës vendase, Los Rojiblancos kanë arritur ta dërgojnë topin në rrjet.

Saul Niguez dërgoi një harkim shumë të mirë në zonë dhe Antoine Griezmann shënoi me kokë (36’).

Pjesa e parë përfundoi me epërsi 1-0 të nikoqirëve dhe nëse mbetet deri në fund ky rezultat e dërgon Atleticon në gjysmëfinale. /Telegrafi/