LAJMI I FUNDIT:

Pas Kushtetueses, VV-ja nesër dorëzon kallëzim penal në Prokurori për rritjen e pagave

Pas Kushtetueses, VV-ja nesër dorëzon kallëzim penal në Prokurori për rritjen e pagave

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kundërshtojë vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave.

Pas ankesës në Gjykatën Kushtetuese, Vetëvendosje ka vendosur që t’i drejtohet Prokurorisë.


Nesër në orën 11:15, deputetja Albulena Haxhiu do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori lidhur me këtë vendim.

“Nesër, e premte, në orën 11:15, Lëvizja VETËVENDOSJE! nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu dorëzon Kallëzimin Penal për vendimin e rritjes së pagave nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Pas dorëzimit do të ketë edhe deklarim për media tek Pallati i Drejtësisë!“, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/