LAJMI I FUNDIT:

Pas koncertit para Papa Françeskut, Dua Lipa: Të thuash vetëm se jam krenare që jam shqiptare është pak

Pas koncertit para Papa Françeskut, Dua Lipa: Të thuash vetëm se jam krenare që jam shqiptare është pak
-->

“Tok së bashku për Skënderbeun” ka mbledhur një numër të madh të artistëve shqiptar në teatrin “Argentina” në kryeqytetin italian të Romës.

Inva Mula, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Elhaida Dani dhe Ermal Meta ishin në mesin e artistëve që u ngjitën në skenë për të interpretuar këngë të njohura shqipe.

Pos, këtyre këngëtarëve të lartcekur u paraqit edhe Dua Lipa, e cila performoi disa prej hiteve të saja ndër vite.

Pas koncertit, 23-vjeçarja u shpreh tejet e emocionuar nga ky organizim duke treguar se dashuria për për rrënjët e prejardhjes sa vjen e rritet.

“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastrioti-Skënderbeun ku mora pjesë së bashku me shumë artistë të talentuar shqiptarë. Dashuria për rrënjët e mia sa vijnë e rriten edhe më shumë sesa kam menduar. Të thuash jam krenare është nënvlerësim. Çfarë ndjenje”, ka shkruar me këtë rast Dua në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se paraprakisht artistët kanë pasur një takim mjaft të mirë me kreun e Kishës katolike, Papa Françeskun.

Papa Françesku: Shqipëria, një vend me histori të lashtë dhe të lavdishme
Lexo po ashtu Papa Françesku: Shqipëria, një vend me histori të lashtë dhe të lavdishme

Në fjalimin e tij para pelegrinëve shqiptarë, Papa Françesku shfrytëzoi rastin për të përshëndetur të gjithë shqiptarët “në emër të lidhjes së lashtë të miqësisë dhe marrëdhënieve të përhershme” që shqiptarët kanë me Vatikanin.

“Sot, ne kujtojmë Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, një bir heroik i një populli të fortë dhe bujar, i cili mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe krishterimin”, tha Papa Françesku.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell me albumin më të ri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

Magazina
E shpallën edhe të vdekur, publikohen disa fotografi të Kate Middleton që tregojnë gjendjen e saj

E shpallën edhe të vdekur, publikohen disa fotografi të Kate Middleton që tregojnë gjendjen e saj

Magazina
Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet me një nga veshjet e saj më të guximshme, teksa del në Los Angeles

Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet me një nga veshjet e saj më të guximshme, teksa del në Los Angeles

Magazina
Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos, ky i fundit bën veprimin e papritur

Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos, ky i fundit bën veprimin e papritur

Magazina
Pak ditë pasi mposhti tumorin për herë të tretë, Adriana Matoshi shfaqet krah fëmijëve: Pasuria ime

Pak ditë pasi mposhti tumorin për herë të tretë, Adriana Matoshi shfaqet krah fëmijëve: Pasuria ime

Magazina
Tayna merr vëmendje me paraqitjen e fundit, duket në formë të mrekullueshme

Tayna merr vëmendje me paraqitjen e fundit, duket në formë të mrekullueshme

Magazina
Kalo në kategori