LAJMI I FUNDIT:

Pas diskutimit nga ICK, Telegrafi dhe STIKK, Hoti: Qeveria e re do të inicioj draftimin e ligjeve sipas rekomandimeve të dhëna

Pas diskutimit nga ICK, Telegrafi dhe STIKK, Hoti: Qeveria e re do të inicioj draftimin e ligjeve sipas rekomandimeve të dhëna
Foto: Arkiv

Qendra Kosovare e Inovacionit (ICK), media online Telegrafi.com dhe Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) kanë mbajtur tryezën ku është diskutuar për inovacionin dhe digjitalizimin.

Pas përfundimit të këtij diskutimi, nga përfaqësues të partive politike dhe komuniteti i teknologjisë dhe inovacionit, u dhanë rekomandimet se si qeveria e re duhet të merret me këtë sektor.


Lidhur me këtë, ka reaguar kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, duke thënë se pas themelimit të qeverisë së re, ai do të inicioj draftimin e ligjeve që lidhen me këto rekomandime.

Diskutimi për digjitalizimin dhe inovacionin, këto janë rekomandimet për qeverinë e re
Lexo po ashtu Diskutimi për digjitalizimin dhe inovacionin, këto janë rekomandimet për qeverinë e re

“Në programin e qeverisjes unë kam vendosur si pikë të veçantë konzorciumin në mes kompanive të teknologjisë së informacionit dhe Qeverisë në mënyrë që të krijojmë një ekip profesional i cili përmbush kërkesat dhe transformon shtetin tonë drejtë digjitalizimit. Me të nisur Qeverinë e re, unë do të inicioj draftimin e ligjeve sipas propozimit tuaj. Unë jam i gatshëm të bashkëpunoj me gjithsecilin prej jush në realizimin e çdo kërkese dhe propozimi konstruktiv”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndryshe, diskutimi ishte fokusuar në plan programet e partive politike për digjitalizimin dhe inovacionin në prag të fushatës zgjedhore. /Telegrafi/