eksperti-banner

Jeremy Clarkson ka folur për herë të parë publikisht pas diagnostikimit me kancer të prostatës, duke zbuluar se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe se sëmundja është vënë nën kontroll pas trajtimit.

Ylli 66-vjeçar i “Clarkson’s Farm” u diagnostikua me një formë agresive të kancerit në gusht të vitit të kaluar.


Megjithatë, falë kontrolleve të hershme, mjekët arritën ta zbulonin sëmundjen para se ajo të përhapej në organe të tjera.

Jeremy Clarkson

Pas analizave të gjakut, rezonancës magnetike dhe biopsisë, Clarkson iu nënshtrua një trajtimi me ultratinguj me intensitet të lartë (HIFU), një metodë që synon shkatërrimin e qelizave kancerogjene.

Në një intervistë për “The Times”, ai tregoi se rezultatet e fundit kanë qenë inkurajuese dhe se aktualisht nuk ka shenja aktive të sëmundjes, ndonëse do të vazhdojë të kryejë kontrolle të rregullta.

Jeremy Clarkson

Prezantuesi britanik u bëri thirrje burrave që të mos neglizhojnë kontrollet mjekësore, duke theksuar se zbulimi i hershëm i kancerit i ka shpëtuar jetën.

“Ju lutem, shkoni dhe kontrollohuni. Nuk është as e pakëndshme dhe as e turpshme. Po flas me ju sot vetëm sepse e zbulova sëmundjen në kohë”, ka thënë ai.

Jeremy Clarkson

Diagnoza e Clarkson u bë publike në episodet e fundit të sezonit të pestë të “Clarkson’s Farm”, ku ai ndau me bashkëpunëtorët e tij lajmin se po përballej me një formë agresive të kancerit, por me shpresën se trajtimi do të ishte i suksesshëm. /Telegrafi/