LAJMI I FUNDIT:

Pas 12 fitoreve radhazi në Serie A, Juventusi ndalet me barazim nga Spali

Pas 12 fitoreve radhazi në Serie A, Juventusi ndalet me barazim nga Spali
Spal - Juventus (Getty Images)

Juventusi është ndalur në udhëtim te Spali, pasi kanë barazuar pa gola 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.

Skuadra e Massimiliano Allegrit është ndalur me barazim nga Spali pas 12 fitoreve radhazi në Serie A.


Skuadra e Allegrit u ndal me barazim nga Spali (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit ishte përafërsisht e barabartë, me Spalin që luante mirë në mesfushë e mbrojtje dhe me Juventusin që nuk mundte të krijonte raste, por vetëm të qarkullonte topin.

Rasti më i mirë në këtë pjesë ishte një goditje e Paulo Dybalas (45′), ku nga goditja e dënimit gjuajti pak mbi portë dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Dybala u mundua disa herë, por pa sukses (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Massimiliano Allegri futi në lojë edhe Mario Mandzukicin për të krijuar diferencë numerike në sulm, por rastet përsëri ishin të pakta.

Juventusi menaxhoi lojën dhe u mundua disa herë të tentonte golin, por Spali ishte renditur mirë në fushë dhe nuk lejoi asnjëherë të thuhet dhe në fund arritën një pikë shumë të vlefshme në luftën për mbijetesë.

 Higuain ishte i padukshëm në këtë ndeshje (Getty Images)

Pas këtij barazimi, Juventusi mbetet në pozitën e parë me 75 pikë apo pesë më shumë se Napoli në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak, ndërsa Spali zë pozitën e 17-të me 25 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Zonja e Vjetër e pret në shtëpi Milanin, ndërsa Spali udhëton te Genoa. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori