LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Fiorentina – Juventus

Parashikim: Fiorentina – Juventus

Fiorentina do të presë Juventusin në një nga duelet më të vështira për Bianconerët në start të vitit 2017.

Vendi: Artemio Franchi, Firencë
Koha: 15 janar (e dielë), 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Fiorentina
Borja Valero është rikthyer nga dëmtimi në gju dhe mund të kthehet në formacionin startues.
Nikola Kalinic ende spekulohet se është në bisedime me një klub kinez, por ai luajti në Copa Italia dhe këtu mund të luajë po ashtu.

Juventus
Alex Sandro mund të kthehet nga lëndimi, por Allegri nuk do të nxitohet me që ta inkuadrojë atë. Kështu, duke parë mungesën e Evras, suspendimin e Lichtsteiner dhe lëndimin e Dan Alves, Allegri duhet të marrë vendime të vështira në krahët e mbrojtjes.
Medhi Benatia dhe Mario Lemina janë me kombëtaret në Kupën Afrikane të Kombeve.

Top lojtarët

A e dini se?

Juventusi është i pamposhtur në 32 nga 35 ndeshjet e fundit ndaj Fiorentinës në të gjitha garat.

Mes Fiorentinës dhe Juventusit janë shënuar së paku tri gola në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit të Juventusit në Serie A.

Fiorentina është e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Janë shënuar së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Fiorentinës në Serie A.

Juvnetusi ka shënuar së paku dy gola në pesë ndeshjet e fundit ndaj Fiorentinës në të gjitha garat.

Fiorentina ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në Serie A.

Formacionet e mundshme: Fiorentina - Juventus
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Fiorentina - Juventus

Analiza

Moti i keq në Pescara javën e kalume e detyroi Fiorentinën të pushojë, por Viola pati duel të vështirë ndaj Chievos në mesjavë.

Juventusi ka pasur vështirësi po ashtu të mërkurën ndaj Atalantas, dhe me fitoren ndaj Bolognas javën e kaluar hyn në këtë sfidë në formë të lartë.

Vizitorët janë të brengosur për mbrojtjen e tyre, por favoritë të pastër janë pikërisht Bianconerët të cilët do të mundohen të shfrytëzojnë momentin aspak të mirë të Fiorentinës.

Parashikimi: Fiorentina 1-2 Juventus

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori