LAJMI I FUNDIT:

Parashikim, analizë, statistika: Juventus – Barcelona, formacionet e mundshme të derbit në Ligën e Kampionëve

Parashikim, analizë, statistika: Juventus – Barcelona, formacionet e mundshme të derbit në Ligën e Kampionëve

Juventusi dhe Barcelona do të takohen në rrethin e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Takimi që fillon në ora 21:00, do të luhet në ‘Allianz Stadium’, me të dyja që kanë mungesa kyçe.


Juventus

Lajmi më i madh para kësaj sfide është se Cristiano Ronaldo zyrtarisht nuk do të luajë, shkaku që sërish ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Sidoqoftë, në dyshime të mëdha janë edhe tre mbrojtësit, Giorgio Chiellini, Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro.

Në mungesë të tyre mund të luajnë Merih Demiral, Leonardo Bonucci dhe Danilo, me këtë të fundit që ende nuk është i përgatitur fizikisht.

Në mesfushë, Aaron Ramsey ka qenë në formë të mirë, e që përkrah tij mund të luajnë Adrien Rabiot dhe Rodrigo Bentancur.

Në krah të mesfushës prityet të jen Federico Chiesa dhe Juan Cuadrado, derisa më në fund sulmit do të përbëhet nga Alvaro Morata dhe Paulo Dybala.

Kjo nënkupton se Dejan Kulusevski do të jetë sërish në bankën rezervë, si në takimin ndaj Hellas Veronës në fundjavën që shkoi.

Formacioni i mundshëm i Juventusit:

Barcelona

Për dallim nga Zonja e Vjetër, Barcelona do të ketë më shumë mungesa dhe Ronal Koeman duhet të mendojë se kush duhet të zbres në fushë.

Philippe Coutinho, Samuel Umtiti dhe Marc-Andre ter Stegen, janë të lënduar, derisa Gerard Pique është i suendpuar me karton të kuq.

Në portë do të startojë Neto, derisa katërshja në mbrojtje mund të përbëhet nga Sergino Dest, Araujo, Clement Lenglet dhe Jordi Alba.

Frenkie de Jong dhe Miralem Pjanic pritet të jenë në rolin e mesfushorëve defanziv, derisa para tyre mund të vendosen Ansu Fati, Antoine Griezmann dhe Trincao, për të ndihmuar Lionel Messin e vetëm në sulm.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës:

Statistika të rëndësishme:

E mërkura do të jetë përballja e 14-të mes Juventusi dhe Barcelonbës, 11 prej tyre kanë ardhur në garat e UEFA-s, me Biankonerët që kanë dështuar të shënonin në tri takimet e fundit (Dy barazime dhe një humbje).

Juventusi është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet që i ka luajtur në shtëpi përballë Barcelonës (Tri fitore, tri barazime).

Rekordi në shtëpi i skuadrës italiane ndaj asaj katalunase është një gjë shumë pozitive, gjë që e kanë arritur më së miri ta bëjnë vetëm përballë Atletico Madridit (Pesë fitore dhe një barazim).

Barcelona aktualisht është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit përballë skuadrave italiane në Ligën e Kampionëve (Katër fitore, dy barazime), që kur humbën 3-0 përballë Romës në prill të vitit 2018. Në fakt, katalunasit kanë humbur vetëm dy herë në rrethin e 18 skuadrave në Ligën e Kampionëve.

Parashikimi:

Juventus konsiderohet si favoritë i lehtë përballë Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori