LAJMI I FUNDIT:

Me pantallona si të ushtrisë dhe pallto masive, Rita Ora shfaqet e lodhur pas largimit nga festa me bashkëshortin

Me pantallona si të ushtrisë dhe pallto masive, Rita Ora shfaqet e lodhur pas largimit nga festa me bashkëshortin

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi u panë duke dalë nga festa pas mbrëmjes së çmimeve britanike të modës të Charlotte Tilbury në orën 3 të mëngjesit.

Çifti dukej se kishte kaluar një natë argëtuese, ndërsa dilnin nga festa e mbushur me personazhe të famshëm, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 33-vjeçare dukej mahnitëse në tapetin e kuq, duke veshur një fustan të zi me shpinë jashtë që nxirrte në pah aksesorët protetikë në shpinën e saj.

Interpretuesja e hitit “Lonely Together” ndërroi veshjen përgjatë mbrëmjes, pasi ishte ftuar të performonte për një sesion muzikor.

Rita Ora fotografohet në çaste të afërta intime me fotografin e njohur në mbrëmjen Çmimeve të Modës Britanike
Lexo po ashtu Rita Ora fotografohet në çaste të afërta intime me fotografin e njohur në mbrëmjen Çmimeve të Modës Britanike

Duke lejuar që aksesorët të flisnin vetë, ajo i shtoi pamjes edhe më shumë shkëlqim me një palë pantallona të thjeshta që i kombinoi me këpucë të zeza të thjeshta.

Rita u shoqërua nga bashkëshorti i saj Taika, 48-vjeç, i cili dukej shumë elegant me një veshje të tërësisht të zezë.

Regjisori nga Zelanda e Re, mbante të veshur mbi këmishë një pallto të gjatë të zezë, pantallona të zeza dhe këpucë të shndritshme.

Yjet si Kate Moss, Amal Clooney dhe Gwyneth Paltrow ishin gjithashtu pjesë e mbrëmjes së çmimeve britanike të modës për vitin 2023.

Ngjarja, e prezantuar nga marka e bizhuterive “Pandora”, u organizua në vendin ikonik të Londrës, “Royal Albert Hall” mbrëmjen e së hënës.

Mbrëmja, e drejtuar nga prezantuesja britanike Maya Jama dhe artisti muzikor Kojey Radical, ndau gjithsej 16 çmime në fushën e modës.

Ngjarja shërben si mbledhësi kryesor i fondeve për Fondacionin BFC, i cili mbështet rritjen dhe suksesin e ardhshëm të industrisë britanike të modës përmes fokusit në arsim, dhënien e granteve dhe mentorimin e bizneseve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori