LAJMI I FUNDIT:

Pakënaqësia për situatën e tij te Unitedi, u vërejt në fytyrën e Pogbas pas golave të Shaqirit

Pakënaqësia për situatën e tij te Unitedi, u vërejt në fytyrën e Pogbas pas golave të Shaqirit
Xherdan Shaqiri, Paul Pogba (Foto: Getty Images/Guliver/Sky Sports)

Paul Pogbas dukej “i çoroditur” në bankën rezervë të Manchester Unitedit duke shikuar humbjen e skuadrës së tij (3-1) në derbin e të dielës nga Liverpooli – shkruan express.co.uk.

Francezi nuk luajti në Anfield, pasi trajneri Jose Mourinho vendosi për një mesfushë më defensive me dyshen Nemanja Matic dhe Ander Herrera.


Pas pjesës së parë, u inkuadrua një tjetër mesfushor, por trajneri zgjodhi Marouane Fellainin dhe jo lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit.

Xherdan Shaqiri shënoi dy gola dhe ia siguroi fitoren Liverpoolit (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Në atë kohë, rezultati ishte i barabartë, mirëpo në minutën e 70-të, Jurgen Klopp e inkuadroi në lojë mesfushorin shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili e ndryshoi tërësisht rrjedhën e lojës.

Të gjitha lajmet për POGBAN
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për POGBAN

Vetëm tri minuta pasi hyri në fushë, ai e dërgoi topin në rrjetën e David De Geas. Pasi e xhiruan shpërthimin e Kloppit, kamerat e Sky Sports u kthyen në bankën rezervë të Djajve të Kuq.

Pogba ndodhej në mes të Phil Jones dhe Juan Matas, ndërsa mimika në fytyrën e tij është sjellë në qendër të vëmendjes nga mediat britanike.

Reagimi i Pogbas pas golave të Shaqirit (Foto: Sky Sports/Twitter/express.co.uk)

Pas golit, Mourinho inkuadroi Anthony Martialin dhe më pas Matan, por Shaqiri e shënoi edhe një gol tjetër, për t’i dhënë fund dilemës për fituesin e kësaj sfide.

Mesfushori francez po kalon një sezon të vështirë nën drejtimin e trajnerit portugez, ashtu që kanë nisur spekulimet se ai mund të largohet që në afatin kalimtar të janarit.

Madje, një kthim i tij te Juventusi tashmë po diskutohet me agjentin e tij, Mino Raiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori