LAJMI I FUNDIT:

Pak para lindjes, Majlinda Zeka dhe Majk bëhen sërish bashkë! (Foto)

Pak para lindjes, Majlinda Zeka dhe Majk bëhen sërish bashkë! (Foto)

Reperi i njohur Majk përveç projekteve muzikore, është shumë i përfolur edhe për jetën e tij private.

Lidhja e tij me Majlinda Zekën ishte shumë e përfolur, veçanërisht për faktin se përfundoi shumë shpejtë, vetëm pak muaj pasi Majlinda mbeti shtatzënë.


Ajo aktualisht gjendet në muajin e nëntë të shtatzënisë, ndërsa duket se pak kohë para se të lindë, çifti kanë vendour të bashkohen.

Jo më "Fund", por dashuri në këngën e re të Majkit: Reperi rrëfehet ekskluzivisht për projektin e ri (Foto)
Lexo po ashtu Jo më "Fund", por dashuri në këngën e re të Majkit: Reperi rrëfehet ekskluzivisht për projektin e ri (Foto)

Kështu të paktën tregon një fotografi e publikuar nga vet reperi në InstaStory, ku shfaqet duke pirë kafe dhe përball ka Majlindën, së cilës i duket edhe barku i rrumbullakosur.

Ky imazh më vonë është fshirë, mirëpo ka ngritur shumë pikëpyetje tek fansat sa i përket faktit nëse ata janë bërë bashkë apo jo?

Mund të jetë thjeshtë një takim miqësor apo bisedë për të ardhmen, megjithatë deri më tani Majki nuk ka dhënë asnjë prononcim lidhur me këtë, duke mos pohuar e as mohuar faktin se nëse është babai i fëmijës që Majlinda pret të sjell në jetë. /Telegrafi/