eksperti-banner

Yll Prapashtica i njohur me emrin artistik, Ozzy ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Artisti i ri solli së fundmi këngën me titullin “Champion”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Producent i këngës është DTG, që u përkujdes edhe ‘beat’ dhe instrumentalin, teksa teksti u shkrua nga vet artisti.

Screenshot 31 1 Foto: Ozzy/Instagram

Ndërkaq, për mikzimin dhe masterizimin është përkujdesur Bergin Demaj.

Projekti tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij.

Kujtojmë që pak javë më parë, Ozzy solli një bashkëpunim me Ardyn, “Messi”, që gjithashtu u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/