Ousmane Dembele frikësoi tifozët e PSG-së duke e lënë fushë herët - por duket se nuk mungon në finale

Lëndimi i Ousmane Dembélés në ndeshjen ndaj Paris FC nuk konsiderohet serioz, edhe pse ylli francez e lëshoi fushën në mesin e pjesës së parë.
Sipas RMC Sport, gazetari Fabrice Hawkins ka bërë të ditur se zëvendësimi i sulmuesit në minutën e 28-të ishte kryesisht masë paraprake, vetëm dy javë para finales së Ligës së Kampionëve.
“Bëhet fjalë thjesht për një masë paraprake pas një alarmi për Ousmane Dembélén, i cili u zëvendësua në minutën e 28-të të ndeshjes kundër Paris FC, dy javë para finales së Ligës së Kampionëve. Situata do të monitorohet në ditët në vazhdim”, ka thënë Hawkins.
🚨🚨| Ousmane Dembélé was forced off injured after just (27) minutes. 😳❌
Major concern with the Champions League final less than two weeks away and the World Cup approaching soon. pic.twitter.com/F7pMLDWJ13
— Goals Side (@goalsside) May 17, 2026
PSG nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik me një prej lojtarëve kyç në prag të finales, ndërsa gjendja e Dembélés pritet të ndiqet nga afër nga stafi mjekësor i klubit.
PSG luan me Arsenalin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve dhe Dembele është një nga lojtarët më në formë. /Telegrafi/















































