LAJMI I FUNDIT:

Oscari për aktoren më të mirë në rol kryesor shkon për Olivia Colman

Oscari për aktoren më të mirë në rol kryesor shkon për Olivia Colman
HOLLYWOOD, CALIFORNIA - FEBRUARY 24: Olivia Colman accepts the Actress in a Leading Role award for 'The Favourite' onstage during the 91st Annual Academy Awards at Dolby Theatre on February 24, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

Olivia Colman e ka fituar çmimin prestigjioz Oscar në edicionin e 91-të të Academy Awards në kategorinë për aktoren më të mirë në rol kryesor.

Ky ishte nominimi i parë dhe triumfi i parë i saj në Academy Awards, e gjitha falë rolit në filmin “The Favourite”.

Olivia Colman, aktorja më e mirë në rol kryesor (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Aktorja angleze luan rolin kryesor në komedinë e zezë të bazuar në një të shkuar historike në shekullin 18-të, me regji të Yorgos Lanthimos dhe skenar nga Deborah Davis dhe Tony McNamara.

45-vjeçarja u bë e njohur me rolet televizive, ndërsa depërtoi në skenë përmes serialit komik “Peep Shoë” (2003–2015). Ajo vazhdoi me role komike në serialet, si “Green Wing” (2004–2006), “Beautiful People” (2008–2009), “Rev.” (2010–2014) e “Twenty Twelve” (2011–2012).

Sa u përket roleve filmike, ajo është vlerësuar për performancën në Tyrannosaur (2011), ndërsa është paraqitur edhe në filma, si “Hot Fuzz” (2007), “The Iron Lady” (2011), “Hyde Park on Hudson” (2012), “Locke” (2013), “The Thirteenth Tale” (2013) e “The Lobster” (2015). /Telegrafi/

Të gjitha lajmet nga Oscars
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Oscars

Filmi “The Favourite” është bashkëprodhim i producentëve nga Irlanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa krahas Colman luajnë edhe Emma Stone, Rachel Weisz, Nicholas Hoult dhe Joe Alwyn.

Të gjitha konkurrentet në kategorinë për aktoren më të mirë në rol kryesor:

Yalitza Aparicio, Roma

Glenn Close, The Wife

Olivia Colman, The Favourite

Lady Gaga, A Star is Born

Melissa McCarthy, Can You Ever Forgive Me?

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori