LAJMI I FUNDIT:

Operacioni Neymar, Umtiti: Unë nuk jam valutë në këmbim

Operacioni Neymar, Umtiti: Unë nuk jam valutë në këmbim
Samuel Umtiti, Neymar (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Samuel Umtiti i ka përgënjeshtruar pohimet se ka qenë pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Neymarin. Sulmuesi i Paris Saint-Germainit është lidhur me një kthim te Barcelona, ndërsa ishte thënë se francezi mund të shkonte në drejtim të kundërt.

Për shkak të lëndimit gjatë sezonit të kaluar, në të cilin regjistroi vetëm 14 paraqitje në La Liga, ishte vënë në dyshim qëndrimi i 25-vjeçarit në Camp Nou.


Me Gerard Pique dhe Clement Lenglet në formë të mirë në qendër të mbrojtjes, është thënë se Barca mendonte ta përfshijë Umtitin në bisedime për kthimin e sulmuesit brazilian.

Samuel Umtiti (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, vet lojtari i ka hedhur poshtë këto spekulime, duke thënë se nuk ka qenë pjesë e asnjë shkëmbimi.

Të gjitha lajmet nga Samuel Umtiti
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Samuel Umtiti

“Unë? Valutë në këmbim? Është çmenduri. Kjo më ka bërë të qesh. Madje as që kam përgjigje për këtë”, ka theksuar Umtiti për Canal+.

Arsenali dhe Manchester Unitedi ishte klubet tjera që u përmendën si alternativë për mbrojtësin, mirëpo afati kalimtar u mbyll dhe ai mbeti te katalunasit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori