LAJMI I FUNDIT:

Ofertat, Kina dhe transferimi “sekret” i Abazajt, Besnik Hasi tregon gjithçka

Ofertat, Kina dhe transferimi “sekret” i Abazajt, Besnik Hasi tregon gjithçka
during the UEFA Youth League Quarter-final match between Anderlecht and Barcelona held at Van Roy Stadium on March 8, 2016 in Denderleeuw, Belgium.

Emri i Besnik Hasit qarkullon prej shumë vitesh pranë pankinës së Shqipërisë, por ndryshe nga ajo që mendojnë tifozët shqiptarë, ëndrra e tij e madhe është ajo që të drejtojë skuadrën e Genk.

Ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka treguar se arsyeja kryesore ka të bëjë me faktin se atje nisi karrierën si futbollist, ndërsa nuk do të harronte kurrë atë që kishin bërë tifozët belgë për kosovarët.


“Në Genk filloi karriera ime. Nuk do ta harroj kurrë veprimin e tifozëve, të cilët ndihmuar 350 familje në vendin tim, kur u arratisën në Shqipëri gjatë luftës. Kur ata punësuan Stuyvenberg, unë e besoja me të vërtetë. Unë fola me ta, disa njerëz në klub mendonin se unë isha një person negativ për këtë klub, por nuk është e vërtetë. Emri im u përmend edhe para se të kthehej Klement, por nuk kishte kontakte me ta.

Besnik Hasi (Getty Images)

Nuk ka asnjë kontakt me Saint Truiden. Shkruhet se kam qenë atje, por kam biletat e avionëve që tregojnë se isha jashtë Belgjikës atë ditë. Gjithsesi, nuk më pëlqen kur emri më del shpesh në një klub. Shpesh nuk punësohet trajneri emri i të cilit përfundon shpesh në gazetë, kështu e pësova me Genkun”, shpjegon Hasi në një intervistë për mediat belge.

Ai konfirmoi bisedimet që kishte pasur me një klub kinez, duke shtuar se për momentin e tërhiqte ideja që të drejtonte në Belgjikë. “Ishte një klub i vogël në kategorinë e parë, ata erdhën në Bruksel për të biseduar dhe në fund refuzova. Familja dhe stafi im u qetësuan, por më vjen mirë që fola me ta. A e dini se nëse futbollistët atje janë kinezë dhe nuk janë të martuar detyrohen të flenë në klub? Nuk i them jo punës jashtë, por më tërheq më shumë një punë në Belgjikë”, vijoi trajneri shqiptar.

Hasi nuk ka ndër mend të kthehet te Anderleht, ku ka bërë emër si lojtar e trajner. Por ndërkaq ka përgëzuar klubin se ka arritur të mbajë sekrete dy transferimet e para të këtij viti, ato të Kristal Abazajt dhe Jevheni Marakenko, edhe pse ka dyshime që situata do të vazhdojë njëlloj.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam parë një klub tjetër ku kaq shumë informacion dilte jashtë në të gjithë nivelet. Ndaj ata kanë kërcënuar vazhdimisht se do të përgjonin telefonat për të parë se kush u bënte telefonata gazetarëve. Ndoshta presidenti i ri Kouke i ka mbyllur këto burime lajmi – dy transferimet e para mbetën sekret – por pritni kur të fillojnë emrat e mëdhenj, do të jetë si të luftosh ndaj mullinjve të erës”, deklaroi Hasi. /vipsport.al/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori