Shefi i famshëm i kuzhinës, Nusret Gokce, vazhdon të jetë sensacion për mënyrën e tij të veçantë të përgatitjes dhe të kriposjes së mishit, ndërsa vizita e të famshmëve në restorantet e tij tashmë është përditshmëri.

Porse kësaj radhe, ai ka vendosur ta vizitojë klubin e tij të zemrës – Real Madridin. Ai ka udhëtuar në Spanjë dhe është takuar me lojtarët dhe stafin e Los Blancos në ndeshjen e parë sezonale në La Liga.

Mbretërit luajtën kundër Celta Vigos në udhëtim të shtunën dhe fituan me rezultat 3-1, ndërsa golat i shënuan Karim Benzema, Toni Kroos dhe Lucas Vazquez, kundrejt golit të vetëm nga Iker Losada në fund të takimit.

Gjatë vizitës së tij, Nusreti ka pasur mundësinë që të takohet dhe të pozojë me futbollistët e Realit, me trajnerin, presidentin, por edhe me legjendat e Los Blancos.

(Foto: Instagram/nusr_et)

Ai i ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi dhe video nga vizita e tij te klubi mbretëror që i ka shoqëruar edhe me mesazhe. Ai e ka cituar Karim Benzeman t’i ketë thënë se u ka sjellë fat për fillimin e sezonit.

Ndryshe, Nusret Gokce është pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”, të cilat i ka hapur në Turqi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të tjera. /Telegrafi/

View this post on Instagram

@zidane legends#saltbae#saltlife#salt

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et) on Aug 17, 2019 at 1:35pm PDT

View this post on Instagram

@lukamodric10 fantastic player great man

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et) on Aug 17, 2019 at 2:28pm PDT

View this post on Instagram

@marcelotwelve congrats brother we love you

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et) on Aug 17, 2019 at 2:01pm PDT