LAJMI I FUNDIT:

Nuk kanë fund problemet për Xavin, një tjetër futbollist pëson lëndim në stërvitje

Nuk kanë fund problemet për Xavin, një tjetër futbollist pëson lëndim në stërvitje

Probleme të reja për Xavin sa i përket lëndimeve të futbollistëve dhe kjo është arsyeja kryesore që Barcelona nuk është më mirë këtë edicion.

Alejandro Balde u lëndua në mesjavë ndaj Athletic Bilbaos, derisa lëndim tani ka pësuar edhe kapiteni Sergi Roberto në stërvitje.


“Më shumë probleme për Xavi. Kapiteni i tij Sergi Roberto ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitje dhe do të jetë jashtë kundër Villarrealit”, ka shkruar gazetari Toni Juarnmarti .

Lista e lojtarëve të lënduar të Barcelonës, dy lojtarë kanë humbur praktikisht sezonin
Lexo po ashtu Lista e lojtarëve të lënduar të Barcelonës, dy lojtarë kanë humbur praktikisht sezonin

Roberto do të mungojë për dy javët e ardhshme ose edhe më shumë për shkak të lëndimit të ri.

Kapiteni ka qenë i pafat me lëndime këtë sezon pasi ky është dëmtimi i tij i tretë dhe deri tani ai ka humbur 11 ndeshje këtë edicion.

Roberto është një lojtar që Xavi i beson jashtë stolit dhe si një rezervë në mesfushë, gjë që shpjegon pse ai ka luajtur 14 ndeshje deri më tani, pavarësisht problemeve të tij me dëmtimet.

“Jam më afër fundit sesa fillimit”, Xavi e ndjen se po i afrohet fundit te Barcelona
Lexo po ashtu “Jam më afër fundit sesa fillimit”, Xavi e ndjen se po i afrohet fundit te Barcelona

Përveç Robertos te Barcelona jashtë fushave mbetën shkaku i lëndimeve edhe Alejandro Balde, Gavi, Marcos Alonso, Inigo Martinez dhe Raphinha.

Ndërkohë portieri Marc Andre Ter-Stegen është rikthyer dhe është i gatshëm ta ndihmojë Barcelonën nga kjo fundjavë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori