LAJMI I FUNDIT:

“Nuk e shoh më veten trajner, ekipi ishte i palumtur dhe Real Madridi na ‘vodhi’ titullin”, Setien kthehet të flasë për jetën dhe karrierën

“Nuk e shoh më veten trajner, ekipi ishte i palumtur dhe Real Madridi na ‘vodhi’ titullin”, Setien kthehet të flasë për jetën dhe karrierën

Quique Setien ka pasur oferta për t’u kthyer në menaxhimin e futbollit, por ai është një njeri i lumtur që është larg nga qendra e vëmendjes, teksa në intervistën e fundit ka folur gjerë dhe gjatë për karrierën e tij dhe të ardhmen.

62-vjeçari u largua nga skuadra e Barcelonës pas humbjes poshtëruese të ekipit të tij me rezultat 8-2 nga Bayern Munich, dhe nuk është parë në rolin e trajnerit që atëherë.


Setien duket se ka humbur dashurinë për lojën e futbollit dhe nuk synon t’i kthehet zejes së trajnerit.

“Unë nuk e shoh veten duke stërvitur përsëri një ekip. Kam humbur çdo interes për të”, ka thënë Setien për Jot Down.

“Futbolli që po përjetoja vitet e fundit nuk ishte ai që më pëlqen. Ajo që më pëlqeu ishte të luaja futboll. Në fakt, kurrë nuk e kam parë veten duke u bërë trajner”.

Deklarata e trajnerit të ri të Barcelonës që befasoi të gjithë: Dje isha duke u shëtitur afër lopëve në fshat, sot po i stërvit lojtarët më të mirë në botë
Lexo po ashtu Deklarata e trajnerit të ri të Barcelonës që befasoi të gjithë: Dje isha duke u shëtitur afër lopëve në fshat, sot po i stërvit lojtarët më të mirë në botë

Një fakt i humbur për disa është se Setien fitoi tre ndeshje për ekipin e parë të Spanjës dhe gjithashtu përfaqësoi vendin e tij në futbollin në plazh .

“E kam dashur atë kohë. Ishte një lloj krejtësisht unik i futbollit. Ishte fantastike, duke qenë golashënuesi më i mirë për Spanjën në turne të ndryshëm dhe duke udhëtuar në të gjithë botën”.

“Unë madje kam stërvitur Rusinë kundër Spanjës në një Kupë Bote”.

Duke u kthyer në gjendjen e tij aktuale, Setien foli për afrimin e tij nga ekipet jashtë Spanjës, por asnjë nuk e ka ‘ndezur’ zjarrin brenda tij, pasi duket se është i djegur nga ajo që ndodhi në Barcelonë.

“Unë kurrë nuk kisha qenë më parë në një zhveshtore si ajo. Ishte diçka tjetër. Më dha një tronditje. Ka disa gjëra që thjesht nuk mund t’i kontrolloni”.

“Ju gjeni një zhveshtore që nuk është e lumtur. Kjo është ajo që gjeta aty, por ishte diçka që nuk e kisha parë kurrë në 40 vitet e mia të futbollit”.

Lojtarët e Barcelonës humbin besimin, dyshojnë në cilësitë e trajnerit Setien
Lexo po ashtu Lojtarët e Barcelonës humbin besimin, dyshojnë në cilësitë e trajnerit Setien

Setien ka folur edhe për humbjen e titullit të Barcelonës në La Liga ndaj Real Madridit.

“Ajo humbje 2-0 ndaj tyre në Santiago Bernabeu… Nuk e kam problem të humbas, por ishte mënyra se si ishim tre ekipe në garë dhe i shkatërruam të gjithë”.

“Ne përfunduam duke humbur ligën sepse Real Madridit iu dhanë gjashtë penallti. Dhe sepse ne po kalonim një fazë të tmerrshme që ishte rezultat i problemeve që kishim brenda ekipit”, përfundoi trajneri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori