Një grua ukrainase i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se ka frikë të kthehet në Ukrainë ndërsa pret që të evakuohet nga Gaza.

“Nuk dua të shkoj nga një luftë në tjetrën”, tha ajo, raporton skynews.


Tatyana Tapalova është fotografuar duke mbajtur fëmijën e saj në krah teksa tregon pasaportën ukrainase në pikën kufitare Rafah në jug të Gazës.

lcimg 611b6686 a9c2 4ddb a108 9d44762a2519

Dhjetëra ukrainas janë evakuuar nga Gaza, tha presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e përditshëm, duke shtuar se po vazhdojnë përpjekjet për evakuim.

“Është shumë e rëndësishme që sa më shumë civilë të mbrohen dhe lufta që po ndodh në Lindjen e Mesme të mos shkaktojë një kolaps në shkallë të gjerë të stabilitetit ndërkombëtar”, pohoi ai ndërsa shtoi se "të gjithë kanë nevojë për siguri dhe paqe. Ne vazhdojmë këtë punë. Një proces shumë i mundimshëm dhe delikat".

Ndryshe, zëdhënësi i mediave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit deklaroi sot se sërish është hapur një korridor humanitar për civilët në Gazën veriore që dëshirojnë të ikin në jug. /Telegrafi/