LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve: Villareal 2-2 Real Madrid, Ramos me paraqitje zhgënjyese

Notat e lojtarëve: Villareal 2-2 Real Madrid, Ramos me paraqitje zhgënjyese
Villareal vs Real Madrid (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Villareali dhe Real Madridi i kanë ndarë pikët në javën e dytë në La Liga, pasi takimi mes tyre përfundoi me rezultat 2-2.

Golat për vendasit i shënuan Gerard Moreno (12’) dhe Moi Gomez (74’), ndërsa për Los Blancos për lojë ishte shumë i disponuar Gareth Bale (46’ dhe 86’).


Real Madridi ishte skuadër paksa më e mirë, derisa mori vlerësimin 6.72, ndërsa Villareali e mori notë 6.71.

Villareal vs Real Madrid (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë ballafaqim ishte sulmuesi i vendasve, Moreno, që shënoi golin e epërsisë dhe mori vlerësimin 8.3.

Nga ana tjetër, dështimi i ndeshjes ishte mbrojtësi i madrilenëve, Sergio Ramos, që mori notën 6.0.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Villarealit (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/