Pak ditë pasi Nora publikoi projektin e ri, u tha se kënga e re përveç se nga ana muzikore, ngjason edhe në anën artistike me “First of the Year” të Skrillex.

“Gazetarë, shqiptarë të dashur, kur do ta merrni vesh ju që muzika ia ka nisur të harxhohet qe një kohe, edhe nuk ekziston asnjë mundësi për të bërë një këngë që është unike, që s’përngjan me asnjë këngë të mundshme në botë”, ka shkruar Nora në Facebook, ndërsa transmeton Vipat.info.


Me tej, ajo ka mohuar edhe komentet rreth videoklipit, duke thënë se ai është origjinal. /Telegrafi/