LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me video-lojën magjike Hogwarts Legacy që do të lansohet nesër

Njihuni me video-lojën magjike Hogwarts Legacy që do të lansohet nesër

Video-loja e zhvilluar nga kompania Avalanche, pritet të publikohet nesër (e enjte) nga Warner Bros Games, nën etiketën e Portkey Games.

Hogwarts Legacy është një lojë me role aksion e zhvilluar nga kompania Avalanche, e vendosur në botën e magjisë të viteve 1800, e cila i vendos lojtarët në qendër të aventurës së tyre.


Lojtarët në lojë do të përjetojnë jetën si student në shkollën e magjisë Hogwarts, në vitet 1800 në aventurën për të zbuluar të fshehtat e botës së magjisë.

Video-loja Elden Ring ka arritur një numër të madh të kopjeve të shitura
Lexo po ashtu Video-loja Elden Ring ka arritur një numër të madh të kopjeve të shitura

Lojtarët do të mund të rrisin aftësitë e tyre magjike duke zotëruar magjitë, do mund të përgatisin ilaçe dhe zbusin e kontrollojnë kafshët fantastike në lojë.

Video-loja do të publikohet nga PortkeyGames nesër (e enjte) më 17 mars mëson Telegrafi, për platformat PlayStation5, PlayStation4, PlayStation4 Pro, Xbox Series X, Xbox One X, dhe PC. /Telegrafi/