Njerëzit u habitën kur zbuluan se ylli i The Devil Wears Prada është i martuar me motrën e Emily Blunt

Shumë fansa të filmit “The Devil Wears Prada” u habitën pasi premiera amerikane e filmit të dytë e mbajtur të hënën në mbrëmje , zbuloi një detaj interesant nga jeta private e aktorit Stanley Tucci.
Shumë prej tyre nuk e dinin se gruaja e tij është motra e Emily Blunt.
Tucci, i cili përsëri luan rolin e Nigel, krahut të djathtë të Miranda Priestly në filmin e ri, mbërriti në premierën në New York i shoqëruar nga gruaja e tij Felicity Blunt.

Kolegia e tij në film, Emily Blunt, dhe bashkëshorti i saj, ylli i Hollivudit John Krasinski, ishin me ta.
Pasi u publikuan fotot nga eventi, shumë në rrjetet sociale pyetën veten se "kush është gruaja e bukur pranë Stanley Tucci-t", dhe u habitën kur mësuan se gruaja e aktorit, Felicity, është në të vërtetë motra e koleges së tij të filmit, Emily Blunt.

Aktori amerikan dhe Felicity janë të martuar që nga viti 2012, dhe u takuan në dasmën e Emily Blunt dhe John Krasinski-t.
Ishte Emily, e cila u afrua me Tucci-n në sheshxhirimin e filmit të parë, "The Devil Wears Prada" në vitin 2006, e cila e ftoi kolegun e saj në dasmën e saj dhe e prezantoi atë me motrën e saj.

Felicity është një agjente letrare e suksesshme me një karrierë 20-vjeçare dhe ka përfaqësuar autorë legjendarë si e ndjera Jilly Cooper. Ajo gjithashtu e zbatoi njohurinë e saj duke e ndihmuar burrin e saj të shkruante librat e tij të gatimit.




























































