LAJMI I FUNDIT:

Një rregull i ri në futboll, do të ketë karton të kuq të përkohshëm dhe do të zbatohet fillimisht në Angli

Një rregull i ri në futboll, do të ketë karton të kuq të përkohshëm dhe do të zbatohet fillimisht në Angli

Një tjetër ndryshim në rregullat e futbollit së shpejti pritet të futet në funksion.

Pas VAR-it, bota e futbollit bëhet gati për një tjetër risi, që me gjasë do të marrë dritën e gjelbër për t’u eksperimentuar në muajin mars, në mbledhjen e IFAB.


Bëhet fjalë për përjashtimin e përkohshëm të futbollistëve, një rregull i ri që pritet të testohet në FA Cup duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

Përjashtimi i përkohshëm parashikon lënien jashtë të një futbollisti për një kohë maksimale prej 10 minutash, megjithatë mbetet ende të përcaktohet kohëzgjatja.

Në kategorinë e faulleve që pritet të ndëshkohen me përjashtim të përkohshëm janë faulle taktikë, por edhe protesta të ashpra të futbollistëve ndaj vendimeve të gjyqtarëve.

Gati një dekadë që kur lojtari i Liverpoolit u përjashtua nga FIFA për ndeshjet ndërkombëtare
Lexo po ashtu Gati një dekadë që kur lojtari i Liverpoolit u përjashtua nga FIFA për ndeshjet ndërkombëtare

Bashkë me këtë risi, pritet të diskutohet edhe një ide tjetër, ajo e komunikimit me arbitrin vetëm nga ana e kapitenëve të skuadrave, ashtu si ndodh edhe në sportin e Rugbyt. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori