LAJMI I FUNDIT:

Një polak zëvendësues i Lewandowskit te Bayerni, kampionët gjerman dërgojnë skautë në Genoa për Piatekun

Një polak zëvendësues i Lewandowskit te Bayerni, kampionët gjerman dërgojnë skautë në Genoa për Piatekun
GENOA, GE - SEPTEMBER 16: Chance of goal for Krzysztof Piatek of Genoa during the serie A match between Genoa CFC and Bologna FC at Stadio Luigi Ferraris on September 16, 2018 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Krzysztof Piatek është njeriu i momentit tek Genoa, por edhe golashënuesi më i mirë në Serie A.

Sulmuesi i talentuar polak ka shkëlqyer këtë fillim edicion me fanellën e klubit italian.


Ndeshja e tij e parë ishte në Kupën e Italisë me fanellën e Genoas, ku në takim ndaj Lecces shënoi katër gola për 60 minuta lojë.

Kaq mjaftoi që Piatek të bëhet lojtari më i ndjekur nga agjentë të ndryshëm të klubeve evropiane.

Krzysztof Piatek. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Por edhe starti për të në Serie A ka qenë i shkëlqyer me fanellën kuq e blu.

Në ndeshjen e parë polaku mungoi, por nga ndeshja e dytë ai ka shkëlqyer.

Pesë ndeshje në Serie A, gjashtë gola të shënuar, shifra të çmendura.

E në ndeshjen e fundit të Genoas ndaj Chievos, në stadium ishin prezentë skaut të Bayernit për ta parë nga afër sulmuesin.

23-vjeçari shënoi një gol në këtë sfidë dhe ishte ndër më të mirët në fushë.

Piatek duke festuar njërin nga golat e shënuar në Serie A.. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, po e sheh Paitekun si zëvendësuesin adekuat të bashkëkombësit të tij Robert Lewandowski.

Por përveç Bayernit në garë për lojtarin janë futur edhe skuadrat tjera të mëdha si Borussia Dortmund, Chelsea dhe Juventus.

Genoa e bleu për vetëm 4,5 milionë euro në verë Piatekun nga Cracovia, ndërsa tani synon që nga shitja e tij të fitojë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori