LAJMI I FUNDIT:

Nicki Minaj pozon si një “barbie” e ulur në një karrige në mes të rrugës

Nicki Minaj pozon si një “barbie” e ulur në një karrige në mes të rrugës

Nicki Minaj ngarkoi një seri të re fotografish që binin në sy në faqen e saj në Instagram të enjten.

Këngëtarja e hitit “Super Bass”, 39 vjeçe, pozoi me një mini fustan rozë dhe vjollcë për 201 milionë fansat e saj në Instagram, fustan të cilin e veshi në klipin e saj të sapo publikuar “Super Freaky Girl”, shkruan DailyMail.


Këngëtarja fituese e çmimeve gjithashtu publikoi në InstaStory një imazh të një buqete me lule, që e mori sidhuratë nga çifti i famshëm Jay-Z dhe Beyonce, si urim për marrjen e çmimit MTV Video Vanguard të dielën në MTV VMA 2022.

Performuesja e talentuar publikoi disa fotografi nga prapaskenat e saj duke pozuar në një karrige ndërsa ishte në xhirimet e klipit të saj më të fundit “Super Freaky Girl” që u publikua të enjten.

Nicki veshi një mini fustan me vija rozë dhe vjollcë me të cilin u shfaq në klip. Veshja e ngjitur për trup nxirrte në pah fizikun dhe linjat e saj mahnitëse të trupit.

Fustani përmbante rripa të lidhur me zinxhirë floriri dhe përfshinte një rrip të përshtatshëm të mbështjellë rreth belit të saj.

Ajo gjithashtu kishte veshur një palë taka ‘stiletto’, të arta për të kompletuar veshjen e saj.

Ylli i hop-hopit i kishte tërhequr flokët rozë në një bisht të hijshëm përpara se të xhironte disa skena. Ajo e aksesoi pamjen shik me bizhuteri të ndryshme ari, si orë dhe byzylykë.

Makijazhi i saj elegant ishte mahnitës, me buzëkuqin rozë të ndezur si dhe disa ngjyra tjera të ndezura të aplikuar në fytyrën e saj.

Minaj u nderua me çmimin “Michael Jackson Video Vanguard Award” gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2022 të dielën.

Çmimi “u jepet artistëve për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndikimin e thellë në kulturën popullore”, thuhet sipas MTV.

Artistë të tjerë të muzikës që janë nderuar me këtë çmimin në të kaluarën përfshijnë emrat si: Madonna, Jennifer Lopez dhe Janet Jackson.

Jay-Z dhe Beyonce në tufën me lule i kishin shkruar një mesazh Nickit, ku citohej: Urime për çmimin tënd të bukur. Të përcjellim ty gjithë dashurinë tonë”.

Mesazhi dashamirës është firmosur nga ‘Hov dhe B Holla’, të cilat janë nofka për dy këngëtarët.

Nicki u shpreh se sa e prekur dhe mirënjohëse ishte që mori trëndafilat e bardhë. Ajo u përgjigj: “Faleminderit shumë. Ju te dy. Për çdo gjë”.

Gjatë fjalimit të saj të së dielës kur edhe u nderuar me çmimin e madh, Nicki Minaj renditi një numër artistësh që e kishin frymëzuar, duke përfshirë Jay-Z.

Ajo gjithashtu ka falënderuar fansat e saj dhe djalin e saj, të cilin e quan “Papa Bear”, në fjalimin e saj përmbyllës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori