LAJMI I FUNDIT:

Nita tregon përse nuk e sheh Luizin fitues të Big Brotherit: Duhet të kishte vlera më të larta njerëzore, duhet të bënte më pak gabime

Nita tregon përse nuk e sheh Luizin fitues të Big Brotherit: Duhet të kishte vlera më të larta njerëzore, duhet të bënte më pak gabime

Banorët së fundmi në Big Brother VIP Albania kanë komentuar lojën e njëri-tjetrit dhe cilat janë arsyet që nuk duhet ta fitojnë këtë edicion.

Nita Latifi ka folur për lojën e Luiz Ejllit dhe përse nuk e meriton që ai ta fitojë Big Brother.


Ajo tha se çuditërisht çdo banorë e ka marrë Luizin si shembull, deri sa në mënyrë indirekte flasin për të si të ishte fituesi.

Foto: YouTube

Ajo shtoi se nuk ka merita të mjaftueshme për të qenë fituesi, pasi është një person që e ka planifikuar që jashtë të mos jetë vetja, por të krijojë disa karaktere të ndryshme që i ka kopjuar.

“Fituesi nuk ka aspak tipare të ngjashme me Luizin. Luizi qysh në fillimet e tij ka qenë gjithçka e planifikuar. Aftësia e vetme që kisha thënë që i ka mbajtur në mend të gjithë ato karaktere, gjithë ato personazhe, pastaj aftësinë për të krijuar situata dhe për t’u bërë një influencë për banorët këtu brenda. Realisht unë nuk e shoh këtë si aftësi për fitues. E shoh si aftësi për në vazhdimësi të lojës për me pa diçka interesant në televizion, por jo fitues”, u shpreh ajo.

Me unazën e propozimit, Kiara reagon pas befasisë që ia bëri Luizi: Aq shumë u gëzova, sa harrova çdo dhimbje, lot e zhgënjim
Lexo po ashtu Me unazën e propozimit, Kiara reagon pas befasisë që ia bëri Luizi: Aq shumë u gëzova, sa harrova çdo dhimbje, lot e zhgënjim

Këngëtarja nga Kosova shtoi: “Një fitues mendoj që duhet të ketë vlera shumë të larta njerëzore, duhet të ketë një qetësi, duhet të ketë gabime më pak sa që ka bërë Luizi këtu në shtëpi, duhet me qenë më i vërtetë. Unë akoma nuk e kam parë Luizin e vërtetë”.

Foto: YouTube

Mes tjerash, Nita tha që Luizi ka kufizuar lojën edhe të banorëve të tjerë e më së shumti të partneres së tij, Kiara Tito.

“E ka dënuar edhe një banor tjetër për hir të dashurisë. Kiarën nuk e ka lënë të bëhet lojtare, duke u përzier në lojën e saj. Thjesht në disa pika ka qenë e cenuar prej personit që e ka dashur më së shumti”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori