LAJMI I FUNDIT:

Nita Latifi sjell versionin akustik të këngës “Malena”

Nita Latifi sjell versionin akustik të këngës “Malena”

Para tre javëve solli këngën më të re para fansave dhe është pritur shumë mirë prej fansave.

“Juliana” titullohet kënga e fundit e Nita Latifit, të cilën e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë.


Por, këngëtarja pos këngës së fundit është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme.

Ajo së fundi ka sjell një version akustik të një prej hiteve verore, “Malena”, të cilën e kanë publikuar kohë më parë Majku dhe Geti.

“Versioni akustik i një prej këngëve favorit këtë verë – Malena. Shijoni këngën dhe pamjen”, ka shkruar ndër të tjerash Nita në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Latifi është duke punuar në video projekte të reja si dhe do të mbajë disa koncerte muzikore. /Telegrafi/