Nicole Kidman punësoi një ekip njerëzish për të kuptuar rolin në serialin "Lioness": Duhet të dimë për çfarë po flasim

Aktorja Nicole Kidman deklaroi se i mori seriozisht skenarët për serialin "Lioness".
Kidman dhe Zoe Saldana luajnë rolet kryesore në këtë serial që flet për një program sekret të CIA-s, i cili është plot me zhargon teknik.
Kidman rikthehet në sezonin e tretë të serialit si një mbikëqyrëse e lartë e CIA-s në rolin e Kaitlyn Meade, duke punuar së bashku me Zoe Saldana për të menaxhuar operacione inteligjence me rrezik të lartë.
Në eventin Paramount+ The Icons of Taylor Sheridan's Universe në New York, Kidman zbuloi se kishte punësuar njerëz për të hulumtuar çdo term që përdor, kështu që e dinte për çfarë po fliste kur bëhej fjalë për skenarët e detajuar të serialit.
Në fillim, verifikimi i fakteve kryhet nga njerëz të veçantë, por Kidman vendos edhe për përgatitje shtesë.
"Duhet të kuptojmë çdo gjë që themi. Duhet të dalë nga gjuha juaj. Duhet të kuptoni gjithçka dhe duhet të jetë diçka që e përdorni në gjuhën e përditshme. Ishte tepër emocionuese, sepse është sikur të shkruash papritur një tezë në CIA", tha Kidman.
Për të perfeksionuar dialogun, Kidman deklaroi se ajo dhe bashkë-aktorët e saj në "Lioness", Michael Kelly dhe Morgan Freeman, do t'i shqyrtonin replikat së bashku dhe do t'i analizonin të gjitha detajet.






























































