LAJMI I FUNDIT:

Nicole flet për herë të parë pas publikimit të videos me Hamilton: Ishte e tmerrshme

Nicole flet për herë të parë pas publikimit të videos me Hamilton: Ishte e tmerrshme
Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Nicole Scherzinger e ka thyer heshtjen lidhur me publikimin e një videoje intime, në të cilën shfaqej me ish-të dashurin Lewis Hamilton.

Në muajin shkurt në internet kishte rrjedhur një video, në të cilën çifti i dikurshëm shfaqeshin duke u puthur dhe përkëdhelur në shtrat.


Ndërsa këngëtarja – e cila deri më tani kishte refuzuar ta komentojë videon – ka thënë se në ditët kur ishte publikuar xhirimi, kishte qenë një periudhë e tmerrshme për të.

https://twitter.com/247ngnewsupdate/status/1102097756397727744

Nicole dhe Lewis kanë qenë në lidhje për shtatë vite para se të ndaheshin në vitin 2015, ndërsa xhirimi ishte bëtë pikërisht në kohën kur ishin të lidhur.

Të gjitha lajmet nga Nicole Scherzinger
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nicole Scherzinger

“Ka qenë e tmerrshme. Nuk po arrij ta kuptoj pse dikush do të bënte diçka të tillë ose pse do ta vidhnin dhe publikonin. Është gjë shumë e keqe për t’u bërë”, ka thënë 40-vjeçarja për The Sun.

Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Një burim ka thënë se Scherzinger dhe Hamilton akoma janë të pasigurt se si ka arritur xhirimi të publikohet në internet.

“Ata duan ta dinë se si ka rrjedhur videoja. Ka qenë e tmerrshme për Nicole dhe ajo ndihet e cenuar”, ka thënë burimi për tabloidin britanik. /Telegrafi/