LAJMI I FUNDIT:

Nga Uashingtoni, Biden i dërgon mesazh Putinit dhe tallet me Trumpin

Nga Uashingtoni, Biden i dërgon mesazh Putinit dhe tallet me Trumpin

Në një darkë vjetore të gazetarëve në Uashington, presidenti amerikan, Joe Biden, e shfrytëzoi rastin për t’u bërë thirrje qeverive të huaja të lirojnë gazetarët e arrestuar.

Biden e përdori foltoren përpara një dhome plot me 3 mijë gazetarë për t’u bërë thirrje qeverive të huaja që “menjëherë” të lirojnë gazetarët e mbajtur rob.


“Gazetaria është e qartë se nuk është krim. As këtu, as atje, e as askund në botë”, tha Biden.

Siç raportohet, kandidati demokrat iu drejtua kryesisht presidentit rus, Vladimir Putin, për të liruar gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili u arrestua në Rusi më 29 mars të vitit 2023, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Putini duhet ta lirojë Evanin”, tha presidenti amerikan.

Ndryshe, Biden e përdori fjalimin e tij edhe për të tallur kandidatin republikan, ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

“Zgjedhjet e 2024 po afrohen. Dhe po, mosha është në pyetje. Unë jam një burrë i rritur që konkurroj kundër një 6 vjeçari”, tha Biden.

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump
Lexo po ashtu Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Bëhet e ditur se Trump nuk ishte pjesë e darkës dhe kurrë nuk ka marrë pjesë në organizimin vjetor si president.

Në fjalimin e tij, Biden nuk foli rreth luftës dhe krizës në Gazë.

Mirëpo, udhëheqësja e shoqatës së gazetarëve, Kelly O’Donnell, vuri në dukje se rreth 100 gazetarë janë vrarë në luftën gjashtëmujore të Izraelit kundër Hamasit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Turqia
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori