LAJMI I FUNDIT:

Nga Shaqiri te Podolski dhe Ochoa – formacioni i yjeve që shkëlqejnë më shumë me kombëtaren sesa me klubet

Nga Shaqiri te Podolski dhe Ochoa – formacioni i yjeve që shkëlqejnë më shumë me kombëtaren sesa me klubet

Euro 2024 ka kthyer në kujtesë edhe disa futbollistë që kanë lënë gjurmë në Kampionate Evropiane dhe Botërore me kombëtaret e tyre.

Janë disa futbollistë që gjithë karrierën e tyre e kanë të njohur shkaku i shkëlqimit me ekipet kombëtare.

Një nga ta është edhe Lukas Podolski, i cili më shumë sesa me karrierën me ekipe, njihet për shkëlqimin e tij me kombëtaren e Gjermanisë.


Rast thuajse identik është edhe portieri meksikan, Guilermo Ochoa që gjithmonë ka ‘dështuar’ me skuadra.

Është mediumi i njohur ESPN që ka publikuar një formacion të tërë me yjet që shkëlqejnë me kombëtaren.

Aty gjenden edhe ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, por edhe disa zgjedhje befasuese sikurse ajo e Achraf Hakimit, Paul Pogbas dhe deri diku e James Rodriguez.

Në formacion vend kanë zënë edhe Harry Maguire, Nicolas Otamendi, Ricardo Rodriguez, Sofyan Amrabat dhe Asamoah Gyan. /Telegrafi/