Më 7 shtator (e premte), në Zone Clube, kompania NextLevel feston gjashtëvjetorin e themelimit me një natë dedikuar plotësisht muzikës elektronike nën tingujt e deejayt të jashtëzakonshëm nga Berlini, Phonique.

Pos tij do të jenë edhe deejayt vendorë Sabb dhe M.i.M, ndërsa bileta për këtë mbrëmje madhështore do të kushtojë 5 euro për meshkuj dhe 4 euro për femra.


Do të jetë një mbrëmje jubilare kjo sipas organizatorëve, pasi Phonique do të jetë artisti i 115-të që është aranzhuar për të performuar në Kosovë nga NextLevel.

“Është me rëndësi të përmendim se edhe pse NextLevel është kritikuar nga mediat dhe rrethet e gjera të njerëzve se vetëm sjell hip-hop, në listën tonë të aranzhimeve të deri tanishme dominon muzika elektronike. Janë 84 akte të muzikës elektronike dhe 30 akte të muzikës hip-hop, reggae dhe dancehall, duke përfshirë koncerte, evente, aranzhime etj.”, ka theksuar për Telegrafin drejtori i NextLevel, Ardin Badivuku.

Në këtë mbrëmje do të jenë të ftuara fytyrat më prominente të kulturës, biznesit dhe show-biznesit, ashtu sikurse zyrtarë nga institucionet më të larta politike, përfshirë Ministrinë e Kulturës.

Ku? – Zone Club
Kur? – 7 shtator, e premte
Kush? – Phonique
Pse? – Festimi i gjashtëvjetorit të NextLevel
 

/Telegrafi/