LAJMI I FUNDIT:

Neville zgjedh formacionin më të mirë të Anglisë për t’u përballur me Gjermaninë në Euro 2020

Neville zgjedh formacionin më të mirë të Anglisë për t’u përballur me Gjermaninë në Euro 2020

Legjenda Gary Neville ka thënë se Anglia duhet të luajë me tre qendërmbrojtës për të përballuar kërcënimin e Gjermanisë në përplasjen e tyre në 1/8-tën në Euro 2020, ndërsa nga formacioni titullar ka larguar Jack Grealish dhe Mason Mount.

Pas një përfundimi dramatik në fazat e grupeve, ndeshjet e para me eliminim direkt të Kampionatit Evropian janë konfirmuar.


Shorti deshi që në raundin e ardhshëm të takohen dy rivalë historikë si Anglia dhe Gjermania, të cilët do të ndeshen në Wembley.

Orari i ndeshjeve të 1/8 në Euro 2020, katër ditë radhazi na presin super ndeshje
Lexo po ashtu Orari i ndeshjeve të 1/8 në Euro 2020, katër ditë radhazi na presin super ndeshje

Anglia do të luajë me Gjermaninë në shtëpinë e tyre të martën, 29 qershor dhe debati është ndezur tashmë se me cilët lojtar duhet të rreshtohen Gareth Southgate për një lojë kaq të rëndësishme.

I fundit që ka folur është legjenda angleze, Gary Neville, i cili ka bërë disa ndryshime për dallim nga formacionet e deritashme të Southgate në ndeshjet e grupit.

Neville ka dhënë pikëpamjen e tij, duke thënë se Anglia duhet të ndërrojë rreshtimin 4-3-3 që luajti në fazën e grupeve për një formacion 5-2-3, i cili mund të cilësohet edhe si 3-4-3.

Anglezi ka thënë se Kyle Walker, John Stones dhe Harry Maguire duhet të luanin si tre mbrojtës përpara portierit Jordan Pickford, ndërsa nga krahët Reece James në të djathtë dhe Luke Shaw në të majtë.

Super kompjuteri i ‘Opta Stats’ zbulon shanset e çdo kombëtareje për të fituar Euro 2020 – Franca mbetet favorite, Anglia e teta
Lexo po ashtu Super kompjuteri i ‘Opta Stats’ zbulon shanset e çdo kombëtareje për të fituar Euro 2020 – Franca mbetet favorite, Anglia e teta

Me periudhën e izolimit të Mount që mbaron vetëm një ditë para përplasjes me Gjermaninë, Neville do të zgjidhte një dyshe të mesfushës me Declan Rice dhe Kalvin Phillips.

Në sulm, Neville ka zgjedhur Bukayo Saka, i cili bëri përshtypje në fitoren e fundit të grupeve ndaj Republikës Çeke, së bashku me titullarët e rregullt Raheem Sterling dhe Harry Kane, ndërsa Grealish do të mbetej në bankë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori